Presidenti Begaj mesazh urimi për Krishtlindje: Festë e ndritur që simbolizon lindjen e shpresës dhe paqes

schedule08:18 - 25 Dhjetor, 2024

schedule 08:18 - 25 Dhjetor, 2024

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë.

“Për të gjitha familjet shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, uroj Krishtlindje të gëzuara”, shprehet Begaj.

Begaj ka ndarë një status në Facebook, duke uruar shëndet, paqe dhe lumturi për të gjithë.

Mesazhi i Presidentit Bajram Begaj

Të nderuar bashkëqytetarë të krishterë,

Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes, dëshiroj të përcjell përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja!

Krishtlindja, kjo festë e ndritur që simbolizon lindjen e shpresës dhe paqes, na fton të ndalemi për një çast e të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit: dashurinë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe faljen.

Për të gjitha familjet shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, uroj Krishtlindje të gëzuara, shëndet, paqe dhe lumturi!

Gëzuar!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!