Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:23 - 25 Dhjetor, 2024

schedule 07:23 - 25 Dhjetor, 2024

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë në vijën bregdetare, ndërsa vranësirat më të theksuara do të jenë në zonat malore.

Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të shtohen në të gjithë Shqipërinë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore duke sjellë gjatë pasdites dhe në orët e mbrëmjes reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në orët e para të mëngjesit, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet në bregdet të territorit.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi përmanent Verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në të gjithë territorin e Kosovës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku kthjellimet më të dukshme pritet të jenën në zonat Jugperëndimore. Parashikohet që në orët e pasdites dhe mbrëmjes vranësirat e shpeshta të bëhen dominante, ku herë pas here do të pësojnë zhvillime dhe do të gjenerojnë reshje të pakta dëbore. Reshjet më të dukshme paraqiten në zonat perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes POR rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -9°C vlera më e ulët deri në 6°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e fortë gjatë gjithë ditës me shpejtësinë deri në 45 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku vranësirat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Jugore. Ndërsa në orët e pasdites dhe në vijim pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin duke sjellë reshje të pakta dëbore kryesisht në zonat perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat minimale POR do të vijojnë të rriten lehtë maksimalet duke u luhatur nga -8°C vlera minimale deri në 9°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi permanent Verilindore.

Europa

Europa Lindore mbetet nën ndikimin e vranësirave të dendura të cilat do të sjellin reshje të konsiderueshme dëbore. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm paraqitet pjesërisht rajoni i Ballkanit ku kryesisht pritet të kete reshje në  formë dëbore, kjo pasi do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave në vlerat minimale. Britania e Madhe do të vijojë të dominohet nga vranësirat e shumta dhe reshjet e shiut.

Ndërsa në vendet Nordike dhe pjesën më të madhe të Europës Qendrore përmirësohen kushtet atmosferike duke sjellë ndërprerje të reshjeve. Po ashtu me alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të jetë edhe gadishulli Iberik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!