Ardit Bido: Viti i Skënderbeut “revolucion” në arkivin e shtetit

schedule14:12 - 12 Janar, 2018

schedule 14:12 - 12 Janar, 2018

Drejtori i Arkivit të Përgjithshem të Shtetit Ardit Bido në një intervistë për ABC News thotë se shumë shpejt do të nisë ndërtimi i godinës së re ku do të ruhen 80 % e dokumentave arkivore që deri më sot ndodheshin në kushte aspak të përshtatshme. Këto ndryshime ndodhin në vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Viti i mbarë kombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, për drejtorin e  Arkivit të Përgjithshëm Ardit Bido, duhet  të shërbejë si frymëzim për të çuar para ide të rëndësishme për Kombin.

Përtej ekspozitave, konferencave shkencore , Bido thotë se ky vit është konceptuar për të lënë shenjë në brezat në vijim, e ku kryesore është ndërtimi i një godine të re për ruajtjen e dokumentave arkivorë

Ndërkohë që çdo dokument zyrtare që hynë në arkiv dhe që del nga arkivi mban logon e festimeve të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut./abcnews.al