SHKODËR- Një 29-vjeçar është arrestuar në Shkodër për dhunë në familje. Policia thotë se i riu Robert Lokthi, ka goditur babanë e tij, me sende të forta dhe me mjet prerës.
Si pasojë e dëmtimeve, 61-vjeçari u dërgua në spital dhe pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, është larguar në banesë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “10 korriku”.
Ka qenë ndërhyrja në kohë e Policisë së Shkodrës, e cila ka parandaluar krimin. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aktit kriminal. Pas arrestimit, i riu do të merret në pyetje për motivet./abcnews.al