Gjykata e Posaçme ka rënduar pozitat penale të ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj në lidhje me dosjen për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale. Të hënën, gjyqtarja e seancës paraprake Floera Davidhi, i sugjeroi prokurorisë që Ilir Beqaj të gjykohet për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
E njëjta vepër penale u kërkua edhe për ish-zëvëndës ministrin Klodian Rrjepaj si dhe për biznesmenin Ilir Rrapaj. Pas kësaj, prokuroria e posaçme pranoi sugjerimin e gjyqtares se seances paraprake per te rikualifikuar akuzen ndaj ish-ministrit Beqaj, ish vartësit të tij Klodian Rrjepaj si dhe për biznesmenin Ilir Rrapaj.
Megjithate gjykata do te degjoje edhe qendrimin e pales mbrojtese ne nje seance qe u la me 9 janar re vitit te ardhshem dhe me pas do te marre vendimin. Nuk dihet nese ky rikualifikim i akuzes per Beqajn do te shoqerohet edhe me kerkesen per mase sigurie pasi per dosjen e sterilizimit ai eshte hetuar me masen detyrim paraqitje ndersa per dosjen saspac ate te arrestit me burg ku mbahet ne qeli prej korrikut. Per dosjen e saspac Beqaj dyshohet per korruspion , shperdorim detyre, mashtrim dhe shkelje te barazizse ne tendera.