Janë e vetmja skuadër e pamposhtur në “top 5” kampionatet më të forta të botës.
“Bardhezinjtë” e Juventus kanë arritur një tjetër rezultat pozitiv në elitën e futbollit italian, teksa mbrëmjen e kësaj të diele triumfuan 2-1 në transfertën e “Brianteo” ndaj skuadërs së Monza, në sfidën e vlefshme për javën e 17-të të Serie A.
Të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë, teksa ishin fillimisht McKennie e Birindelli që shënuan nga një gol për “Zonjën” e për vendasit, në minutat 14’ e 22’, ndërsa në minutën e 39’-të “ylli” argjentinas, Nico Gonzalez vulosi përfundimisht fatet e sfidës me një goditje perfekte në portën e Turati.
Falë këtij triumfi Juventus ngjitet në kuotën e 31 pikë, po aq sa Fiorentina e vendit të 5-të, por me 2 ndeshje më shumë për të luajtur, ndërsa Monza mbetet në vendin e fundit me 10 pikë. /i.m /abcnews.al