Kompania kineze e rrjetit social Tik Tok nuk e ka pritur mirë vendimin e qeverisë shqiptare për të mbyllur këtë platformë në vendin tonë, për një vit.
Do të kërkojë “sqarime urgjente nga qeveria shqiptare”, ka thënë kompania kineze, citon Asocciated Press.
Reagimi është i lidhur dhe me ngjarjen që nxiti reagimin e madh në Shqipëri, atë të konfiktitit më një viktimë të dy adoleshentëve, pranë shkollës Fan Noli.
Për këtë rast Kompania tha se “nuk kishte gjetur asnjë provë që autori ose viktima kishte llogari në TikTok dhe raportet e shumta kanë konfirmuar në fakt videot që çuan në këtë incident po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok”.
Ndërkohë vendimi që deklaroi një ditë më parë kryeministri u mor pas një konsultimi me prindër dhe mësues./abcnews.al