VLORË- Dy të mitur janë ndaluar nga Policia e Vlorës për veprën penale të vjedhjes.
Policia thotë se të miturit, në bashkëpunim me një të tretë i kanë vjedhur me dhunë portofolin një 66-vjeçari mbrëmjen e së shtunës.
Sipas Policisë, 66-vjeçari kishte në portofol një shumë monetare të konsiderueshme.
Të miturit janë dërguar në komisariat dhe priten të merren në pyetje në prani të psikologut./abcnews.al