Ka shkuar në 30 numri i viktimave si pasojë e përplasjes mes një autobusi pasagjerësh dhe një kamioni në Minas Gerais të Brazilit.
Departamenti i zjarrfikësve të vendit njoftoi se 13 të tjerë janë dërguar në spital. Autobusi raportohet se ishte nisur nga Sao Paulo dhe mbante 45 pasagjerë.
Ndërkohë, autoritetet thanë se të gjitha viktimat ishin larguar nga vendi dhe një hetim do të përcaktojë shkakun e aksidentit, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Sipas dëshmitarëve, autobusit i shpërtheu një gomë, duke bërë që shoferi të humbiste kontrollin dhe të përplasej me kamionin.
Me autobusin është përplasur edhe një veturë me tre pasagjerë, por që të tre kanë shpëtuar.
Guvernatori Romeu Zema shkroi në X se ai urdhëroi “mobilizimin e plotë” të qeverisë Minas Gerais për të ndihmuar viktimat./abcnews.al