Aeroporti në qytetin rus të Kazanit u rihap të shtunën pasi u mbyll përkohësisht më herët gjatë ditës pas një sulmi me dron ukrainas, tha mbikëqyrësi i aviacionit të Rusisë.
Agjencitë shtetërore ruse të lajmeve raportuan sulmin me dron në një kompleks banimi dhe zona të tjera në Kazan, rreth 800 kilometra në lindje të Moskës, shkruan Reuters.
Ministria e Mbrojtjes deklaroi se qyteti ishte sulmuar nga tre valë dronësh midis orës 7:40 dhe 9:20 të mëngjesit.
Sipas autoriteteve ruse, tre drone u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe tre të tjerë nga sistemet e luftës elektronike./abcnews.al