Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rinas, kalimi vetëm 5 sekonda/ Shërbim i shpejtë për verifikimin biometrik të pasagjerëve

schedule13:11 - 21 Prill, 2026

schedule 13:11 - 21 Prill, 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtareve për shërbimin e shpejtë që ofron në verifikimin e identitetit përmes biometrisë së fytyrës, pasaportës dhe gjurmëve të gishtërinjve. Këtë realitet e përshkroi gazetari i turizmit Simon Calder, i ftuar në emisionin e gazetarit të CNN, Richard Quest, ku shpjegoi se në aeroportin e Tiranës iu deshën vetëm 5 sekonda për të kaluar ndryshe nga vonesat me të cilat u përball në  Milano.

Verifikimi i identitetit përmes biometrisë së fytyrës, pasaportës dhe gjurmëve të gishtërinjve është kthyer në normë në shumë vende, duke synuar krijimin e asaj që konsiderohet si “skema më e sigurt e kufijve dixhitalë në botë”.

Megjithatë, ndërsa ky model po sjell procedura më të gjata dhe shpesh radhë në shumë aeroporte europiane, përvoja e tij në Shqipëri ishte në kontrast të fortë me këtë realitet.



“Ndërkohë, pjesë të tjera të botës nuk janë kaq strikte. Për shembull, sapo u ktheva nga Tirana, një aeroport i mrekullueshëm, ku më mori vetëm 5 sekonda për të kaluar, sepse ka tabela të mëdha që thonë: ‘Je europian? Je britanik? Je amerikan? Kaloni këtu, vendosni pasaportën, ne do ta verifikojmë dhe do t’ju lejojmë të kaloni.’

Ky vlerësim ndërkombëtar vjen në një moment kur Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka kaluar një transformim të rëndësishëm, i mbështetur nga investimet e vazhdueshme të Kastrati Group ku synimi ka qenë i qartë: rritje e sigurisë përmes teknologjisë më të avancuar, pa e rënduar përvojën e pasagjerit. Investimet në këtë sektor arrijnë në miliona euro dhe konsiderohen ndër më të mëdhatë në historinë e aeroportit për sa i përket sigurisë.

Në të gjitha pikat e kontrollit janë implementuar sisteme të reja skanimi me teknologji të avancuar, përfshirë tomografinë e kompjuterizuar (CT), që mundëson analizë të detajuar 3D të bagazheve. Kjo teknologji, e përdorur gjerësisht në aeroportet më të zhvilluara ndërkombëtare, lejon identifikimin e menjëhershëm të çdo rreziku, duke eliminuar nevojën për kontrolle të shumëfishta manuale.

Falë këtij modernizimi, procesi i sigurisë është bërë dukshëm më i shpejtë dhe më i thjeshtë. Pasagjerët nuk kanë më nevojë të nxjerrin pajisjet elektronike apo lëngjet nga bagazhi i dorës, ndërsa koha e pritjes është reduktuar ndjeshëm edhe gjatë periudhave me fluks të lartë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!