Netflix ka siguruar të drejtat për transmetimin e drejtpërdrejtë të Kupës së Botës për femrat të vitit 2027 dhe 2031 në Shtetet e Bashkuara.
Kjo marrëveshje e bërë me dije të premten nga organi drejtues i Fifa-s dhe shënon herën e parë që kjo kompani fiton të drejtat e transmetimit të një kompeticioni sportiv.
Kupa e Botës për vitin 2027 do të mbahet në Brazil. Deri tani, nuk është konfirmuar ende vendi i organizimit të turneut të vitit 2031, megjithatë, Anglia është sugjeruar si një kandidat potencialë për organizimin e saj.
Netflix ka ndërmarrë hapa të hershëm në transmetimin e sporteve të drejtpërdrejta, më së fundmi me ndeshjen e boksit mes Mike Tyson dhe Jake Paul. Shërbimi i transmetimit tha se 60 milionë abonentë ndoqën ndeshjen drejtpërdrejtë, megjithatë pati ankesë për probleme teknike me transmetimin.
Kupa e Botës 2023 u transmetua nga BBC dhe ITV, me një audiencë kulmore prej 12 milionë shikuesish që ndoqën fitoren e Spanjës ndaj Anglisë në finale. / abcnews.al