Digjet një automjet në Bypassin e Vlorës. Automjeti tip Benz u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje pranë fshatit Kaninë.
Flakët kanë përfshirë automjetin totalisht, ndërsa dyshohet se shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarrin.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë një automjet zjarrfikës për të shuar flakët. Si pasojë e rrjedhjes së gazit, makina ka shpërthyer në flakë, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar./abcnews.al