I ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, psikoterapisti Etion Parruca ka theksuar se stituata vazhdon të jetë në gjendje paniku dhe duhet një trajtim i veçantë jo vetëm për personat e prekur tragjikisht nga tërmeti, por edhe për banorët që tashmë janë larguar nga shtëpitë e tyre nga frika se mos shkaktohet një shembje e papritur.
“Kemi krijuar skudara dhe kemi levizuar në çadra të ndryshme për të biseduar me familjet, shihet një tronditje e thellë, qoftë për jetët e humbura, por edhe për shtëpitë e shkatërruara. Siptomat poas tërmetit do vazhdojnë edhe për një kohë të konsiderueshme. Në gjendje më të rëndë psikologjike janë të moshuarit. Janë diku te 100 çadra ku ekpsertë të fushës psikosociale kanë qënë prezent, nuk e kanë pasur të mundur të shkojnë çadër më çadër, por frika më e madhe është te të moshuarit dhe prindërit, ajo që i tremben është çfarë do bëhet me fëmijën. Fëmijët duket se gjatë aktivititeteve që kanë me njëri tjetrin sikur e kalojnë më lehtë traumën, përpos atyre që janë të përfshirë nga pasojat e rënda familjare. Shohim një të folur të ftohtë me sy të ulur, duhet mbështetje maksimale, ti tregojmë që do të jemi aty deri sa të kalohet kjo situatë”, u shpreh psikoterapisti.
Ndër të tjera ai theksoi se është koha për të folur me plane konkrete duke treguar një vizion sa më të qartë dhe premtues se si do të menaxhohet situata.
“Punonjësi social, psikologu duhet të jenë aty, prezent për të biseduar me këto persona sepse tani është shumë e domosdoshme mbështetja e tyre emocionale.Çdo lloj kursimi tani është hedhur tej dhe njeriu mendon që askush nuk do ti pergjigjet apo nuk do ti ndihmojë. Sytë, tani janë tek autoritetet te qeveria, dhe pasiguria shkakton një ankth për këta banorë. Njerëzit kanë nevojë që ti jepet një vizion se çfarë do të bëhët, kanë nevojë për një komunikim të drejtëpërdrejtë. Duhen treguar planet konkrete, afate kohore dhe jo korniza të përgjithshme, sepse ankthi që përjetohet tani vjen nga mungesa e sigurisë. Të mos mbeten vetëm në premtime boshe sepse mund të çojë në një zhgënjim që sjell pasoja të rënda psikologjike. Për shkak të përvojave zhgënjyese që shqiptarët kanë përjetuar deri tani duhet treguar shume kujdes”, tha ndër të tjera Parruca./abcnews.al