VIDEO/ Reshje shiu, dëbore dhe ngrica, si do të jetë moti në fundjavë

schedule09:00 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 09:00 - 20 Dhjetor, 2024

Moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë gjatë kësaj fundjave. Meteorologia Lajda Porja thotë se të shtunën do të jenë prezente reshjet e shiut dhe të dëborës në vend. Termometri do të zbresë në -3 gradë, ndërsa problematikë do të paraqitet edhe parametri i erës, me mbi 65 km/ orë.

“Shqipëria është përfshirë sot nga vranësira të dendura. Kanë nisur edhe reshjet e para në zonat veriore. Parashikohet që dita e sotme të mbetet e paqëndrueshme. Do të kemi rrebeshe shiu gjatë Ultësirës Perëndimore, ku intensiteti do të jetë mesatar, lokalisht intensiv, do të kemi reshje të dendura dëbore në të gjithë zonën malore. Situata problematike do të paraqitet sonte në mbrëmje dhe gjatë natës. Të shtunën mbeten prezente vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës, por ulet ndjeshëm intensiteti.

Reshje me intensitet mesatar do të ketë zona veriore ndërkohë qendra dhe jugu do të kenë reshje të pakta. Nuk përjashtohen ngricat dhe dëbora gjatë ditës së shtunë. Pritet përmirësim i dukshëm i motit, duke filluar që nga pjesa e dytë e të shtunës dhe e diela e cila do të jetë pa reshje. Ajo çfarë do të jetë problematike përgjatë këtyre dy ditëve do të jenë stuhitë e forta të erës, herë pas here mbi 65 km në orë, duke sjellë probleme në trafikun detar. Sa i përket temperaturave të ajrit, e shtuna dhe e diela dy ditë tipike dimri. Zbret termometri në -3 apo -4 në zonat malore. Rikthehen ngricat në akset rrugore. Maksimalet do të jenë jo më shumë se 13 gradë.”, tha ajo./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!