‘SHBA do ta identifikojë Dumanin si njeriun e tyre’/ Lami: Ndryshimi i Kushtetutës kërkon numra në parlament

schedule21:09 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 21:09 - 19 Dhjetor, 2024

Analisti Roland Lami, i ftuar në ‘Real Story’, u shpreh se ndryshimi i Kushtetutës kërkon numra në parlament dhe parashtroi dy zhvillimeve para së cilave ndodhemi. Sipas tij, në të dyja krahët nuk ka ndonjë preferencë që Dumani të vazhdojë pas përfundimit të mandatit dhe pohoi se SHBA do ta identifikojë si njeriun e tyre.

“Çështja e ndryshimit të Kushtetutës kërkon numra në parlament. Jemi përballë dy zhvillimeve, e para fushata elektorale dhe e dyta nevoja për të rinovuar figurat e njëjta për t’i dhënë një lloj garancie zhvillimit të reformave nga SPAK. Tek e para, nëse do të ketë nevojë për të bërë ndryshime, konsensusi do kërkohet nga PD që është skeptike për SPAK. PD ka dy tregues kundër, sondazhet e opinioneve publike që do ishin një autogol nëse do injoroheshin, faktori ndërkombëtar dhe SHBA dhe një lloj refuzimi se çfarë mendon SHBA për kohëzgjatjen e mandatit. Ajo çfarë është interesante, është që a do ti mbetemi steril çështjes apo parimit që duhet ndryshuar kushtetuta për emra apo për SuiGenerise.

Kjo është çështje që do marri drejtim siç mori reforma në drejtësi që u bë me dhunë. Unë mendoj që nga të dy krahët nuk ka ndonjë preferencë që të vazhdojë mandati i Dumanit. Nuk e konsiderojnë njeriun e tyre. Dhe në publik ka një demostrim të SHBA që ta identifikojnë si njeriun e tyre. Nuk bëhet pa arsye, tregon që në strukturën që drejton është në influencën e tyre.

Me gjithë skepticimin dhe hezitimin që kemi ne mbi cilësinë e performacës së SPAK, si opinion publik na lind e drejta që të ushtrojmë presion për të performuar më mirë.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!