Ajo që do duhej të ishte një seancë plenare për të diskutuar mbi faljen e gjobave për shtesat pa leje apo edhe amendamentet e propozuara nga opozita për faljen e kamat vonesave për energjinë dhe ujin, u s’fumua nga dëshira për protagonizëm e Agron Shehajt.
Deputeti, i cili prej kohësh ka deklaruar edhe daljen nga grupi parlamentar i partisë demokratike, tentoi disa herë të krijonte kaos duke bërë që kryeparlamentarja Spiropali të ndërpriste 4 herë seancën dhe të njoftonte përjashtimin e tij…
I vetmi argument i tij për ngujimin në foltore ishte kërkesa për interpelancë me zv.kryeministren Balluku, edhe pse ajo ishte e qartë me përgjigjen që i dha..
“Flas për interpelancë me zotin Shehaj, populizmin e tij e bëj leckë me argumente. Unë kam qenë më 3 tetor për interpelancë, zoti Shehaj nuk ishte kur ju protestonit”, tha Balluku.
Për tre orë ai nuk lejoi asnjë deputet të fliste nga foltorja e parlamentit deri kur fjalën e mori Flamur Noka…
Noka jo vetëm që nuk e lejoi të qëndronte në foltore por nuk i kurseu as konfrontimet fizike, duke bërë që Shehaj të largohej nga salla e parlamentit, ku mori jo pak ofendime edhe nga ish koleget e tij në parti.
Kjo bëri që Kryeparlamentarja Spiropali të kërkonte shoqërimin e deputetit Shehaj nga Kuvendi teksa seanca vijoi me rrjedhën normale të diskutimeve.