Ditëlindja e SPAK/ SHBA mesazh GJKKO: Mos lini prokurorët vetëm, në luftën ndaj korrupsionit

schedule10:26 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 10:26 - 19 Dhjetor, 2024

Koordinuesit e Diasporës Shqiptare u mblodhën në një tryezë këtë të enjte në Tiranë, në takimin e 4-vjetor.

“Krenar që kemi arritur t’u mundësojmë të gjithë shqiptarëve, kryesisht atyre jashtë vendit, kryesisht atyre që e kishin të pamundur shqiptimin “shqiptar” apo “jam shqiptar”.

Këtë herë kryeministri Rama u ul me ta, me barrën e hequr të premtimit për votën e diasporës.

“Jemi kokëlart para gjithë shqiptarëve jashtë atdheut edhe për një arsye se është mision i përmbyllur për sa na takon ne”.

Por dhe vështirësive për pajisjen e shqiptarëve jashtë vendit me dokumente, në mënyrë të shpejtë.

“Jeta e tyre në Diasporë është lehtësuar në aspektin e shërbimeve konsullore, për pajisjen me dokumente, certifikata”.

Shërbime që Rama premton të bëhen edhe më të shpejta e të lehta, përmes teknologjisë së fundit.

“Vitin e ardhshëm do lancojmë edhe modelin e ri të Inteligjencës Artificiale në këtë Platformë dhe asistenti dixhital në platformë, që sot është me shkrim, të kthehet në asistent ë gjallë, do të jenë dy prej tyre, e do të kryejë të gjithë procesin e dhënies së shërbimit për Diasporën. Do jetë komunikim me video-call, ku në praninë tënde asistenti do ta bëjë për ty shërbimin. Ky do të jetë asistenti i parë i këtij niveli në Europë”.

Igli Hasani, ministri i Punëve të Jashtme, u fokusua vecanarisht në punën që ka bërë Këshilli i Korinatorëve të Diasporës për ruajtjen e identitit shqiptar.

Këshilli Koordinues i Diasporës u ndërtua si një strategji kombëtare, për të mbajtur lidhjet e shqiptarëve të brenda vendit me ata jashtë vendit. KKD-ja identifikon problemet e Diasporës dhe propozon tek qeveria veprime për zgjidhjen e  tyre./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!