Të paktën 100 ushtarë të Koresë së Veriut janë vrarë gjatë luftimeve kundër Ukrainës që kur iu bashkuan forcave ruse, tha një deputet i Koresë së Jugut. Lee Sung-këon, duke folur me gazetarët pasi parlamenti u informua nga Shërbimi Informativ Kombëtar i vendit, tha se 1000 të tjerë ishin plagosur.
Ai tha se viktimat përfshinin zyrtarë të rangut të lartë dhe mund të shpjegohet me mungesën e familjaritetit të trupave me terrenin dhe me luftën me dron.
Deputeti citoi zyrtarë të inteligjencës të kenë thënë se numri i lartë i viktimave mund t’i atribuohet një “mjedisi të panjohur të fushëbetejës, ku forcat e Koresë së Veriut po përdoren si njësi sulmi të vijës së parë dhe mungesës së aftësisë së tyre për të kundërshtuar sulmet me dronë”.
“Brenda ushtrisë ruse, raportohet se janë shfaqur ankesa se trupat e Koresë së Veriut, për shkak të mungesës së njohurive të tyre për dronët, janë më shumë një barrë sesa një pasuri,” shtoi ai.
Raportet e para për viktimat e Koresë së Veriut erdhën në fillim të kësaj jave, kur Pentagoni raportoi për disa të vrarë, pa dhënë një numër.
Në tetor, Koreja e Veriut dërgoi 10,000 trupa për të ndihmuar përpjekjet luftarake të Rusisë. Trupat e Koresë së Veriut, asnjë prej të cilëve nuk rezulton që të ketë ndonjë përvojë të mëparshme luftarake, besohet se i kanë kaluar javët e para në Rusi në stërvitje dhe më pas në role mbështetëse.
Viktimat mendohet se janë shënuar rajonin Kursk të Rusisë, ku ukrainasit po mbrojnë një zonë të vogël territori të kapur gjatë një inkursioni të befasishëm në gusht.
Të shtunën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia kishte filluar të përdorë një numër të konsiderueshëm koreano-veriorë në sulmet e saj në Kursk./abcnews.al