Hekurudha Vorë-Hani i Hotit/ Balluku: Investim në modernizimin e sistemit hekurudhor

schedule10:24 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 10:24 - 18 Dhjetor, 2024

Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se qeveria shqiptare mund të financojë tashmë disa linja hekurudhore të brendshme.

Balluku shtoi se do të kryhen investime në modernizimin e sistemit hekurudhor.

“Gur më i rëndësishëm kilometrik pasi bëhet për një pjesë tjetër të rëndësishme të hekurudhës shqiptare. Duke marrë shkas nga dje, ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Malin e Zi për çeljen e grupkapitujve të tjerë, kjo hekurudhë ka domethënie të madhe. Sot çelim garën ndërkombëtare për hekurudhën Vorë-Han I Hotit, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, me të cilin ndajmë histori, tradita të përbashkëta dhe aspiratën për në BE. E bën Shqipërinë pjesë të korridoreve pan evropiane. Një gur tjetër themeli vendoset në hekurudhën shqiptare pas progresit që tashmë kemi prej muajsh në hekurudhën Tiranë-Durrës, me segmentin e ri në Rinas.

Kemi gati studimin e fizibilitetit për Durrës-Prishtinë. Deri tani, kemi kërkuar bashkëpunimin për projekte hekurudhore, por qeveria shqiptare mund të ketë financimin e disa prej këtyre linjave. Dy projekte të tjera, aeroporti i Vlorës, që synon të jetë një nga më të mëdhenjtë në rajon, duhet të jetë i lidhur me sistem hekurudhor, po punojmë për fizibilitetin e linjës së dytë, që lidh Vlorën me Rrogozhinën. Nga këto projekte, angazhimi i qeverisë shqiptare është serioz për ta modernizuar sistemin hekurudhor”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!