Rusia arreston një person për vrasjen e kreut të Forcave të Mbrojtjes Bërthamore

schedule07:59 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 07:59 - 18 Dhjetor, 2024

Rusia ka arrestuar një shtetas uzbek, pasi dyshohet se e vendosi bombën që vrau gjeneralin Igor Kirillov sipas udhëzimeve të shërbimit të sigurisë të Ukrainës, raporton Reuters.

Shefi i Forcave të Mbrojtjes Bërthamore u vra të martën së bashku me ndihmësin e tij në Moskë nga nga një bombë që ishte vendosur në një skuter elektrik.

Shërbimet ruse të sigurisë thanë se i dyshuari ishte rekrutuar nga inteligjenca ukrainase. FSB tha se të dyshuarit i kishin garantuar një shpërblim prej 100,000 dollarësh dhe leje për të shkuar në Bashkimin Evropian në këmbim të vrasjes së Kirillovit.

Vrasja e gjeneralit rus e Kryer nga Inteligjenca e Kievit është vrasja më e lartë që është kryer në udhëheqjen ushtarake të Moskës në më shumë se dy vite luftime, me Ukrainën që e quajti Kirillov një objektiv legjitim pasi ai kishte përdorur armë kimike kundër ushtarëve të saj në front betejë./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!