NBA/ Jokic lë pas “Magjikun”, “ylli” serb realizon një tjetër “triple double”

schedule17:56 - 17 Dhjetor, 2024

schedule 17:56 - 17 Dhjetor, 2024

Pati një moment dobësie, por reagoi shpejt.

Nikola Jokiç nuk vonoi të tregonte sërish veten dhe të jepte kontributin për Denverin, dhe këtë e bëri me një tjetër “tripëll dabëll”.

U desh I gjithë përkushtimi I kapitenit që përballja në fushën e Sakramentos të fitohej, ndonëse në mënyrën më të vështirë të mundshme.

Rezultati në fund ishte 130-129, ndërsa Jokiç realizoi 20 pikë, kapi 14 topa në tabela dhe shërbeu 13 asistë.

Ky ishte “tripëll dabëlli” I 9-të I sezonit për basketbollistin serb, që është më I miri këtë vit në këtë renditje.

Padyshim, që lojtari qendër vazhdon të kryesojë klasifikimin për më të mirin e edicionit, pavarësisht konkurrencës së ashpër nga Xhejzën Tatëm, Janis Adetokumbo, Entoni Dejvis apo Luka Donçiç.

Në renditjen e tripëll dabëllave për të gjitha kohët në NBA, Jokiç la pas legjendën e Lejkërsave, Mexhik Xhonson, duke pasur 139 gjithsej ndaj 138 të gjigandit të viteve 70-të e 80-të të shekullit të kaluar.

Denveri është në vendin e pestë në Konferencën Perëndimore, me 14 fitore e 10 humbje, por shumë pranë vendit të dytë.

Ndeshja në Sakramento, ndërkaq, u fitua nga një kosh I realizuar nga Xhamal Marrej tetë sekonda para fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!