Konferenca e tretë ndërqeveritare/ Szijjártó: Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer, në dy muaj më shumë se për 15 vjet

schedule09:44 - 17 Dhjetor, 2024

schedule 09:44 - 17 Dhjetor, 2024

Procesi i Integrimit Europian të Shqipërisë vijon këtë të martë me zhvillimin e Konferencës së tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE për hapjen e Grupkapitullit të VI të negociatave “Marrëdhëniet me jashtë”, që përfshin kapitujt negociues 30 dhe 31, përkatësisht “Marrëdhëniet e jashtme” dhe “Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes”.

Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó u shpreh se vendi ynë ka treguar progres të shkëlqyer, pasi në dy muaj kanë ndodhur zhvillime më shumë se për 15 vjet.

Sakaq, ai u shpreh se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Hungarisë do të vazhdojë dhe përmes një marrëveshje të nënshkruar për të trajnuar administratën.

“Pas 6 muajsh përpjekje mund të them që kemi arritur që të kemi një arritje për ne. Në mënyrë që të shpejtojmë aksesin për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me presidencën hungareze kemi arritur ta shpejtojmë. Sa i përket vendeve të rajonit, ne arrijmë ta kuptojmë shumë mirë, paqen e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne i detyrohemi një far respekti ktyre vendeve dhe ky proces i ka pasur datat e shtyra. Prandaj ne do të donim që të gjitha vendet e BP të ishin pjesë e BE. Në 6 muajt e fundit ne kemi bërë të gjitha përpjekjet për të përshpejtuar procesin e zgjerimit. Për shqipërinë në 2022 filluan themelin negociatat, ndërsa në dy muaj kemi pasur dy konferenca ndërqeveritare dhe janë hapur dy grupkapituj. Më shumë kanë ndodhur në dy muaj se 15 vjet. Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer. Ndaj po e hapim këtë grupkapitull sot që Shqipëria të ecë përpara. Herën e fundit para 3 vitesh që ne hapëm një grupkapitujsh për Shqipërinë, është interesi ynë i përbashkët që ky vend të arrijë.

Kompanitë hungareze tani janë pjesë e tregut shqiptar. Një nga kompanitë e Telekomit është prezente. Duke pasur parasysh, qeveria shqiptare dhe hungareze nënshkruan një marrëveshje jo para shumë kohësh për të trajnuar administratën”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!