Incident në Detin e Zi/ Dëmtohen dy anije nafte ruse, shënohet një viktimë

schedule19:07 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 19:07 - 16 Dhjetor, 2024

Një incident i rëndë ka ndodhur në ujërat e Detin të Zi ku dy anije nafte ruse janë dëmtuar dhe fundosur në det .

Për pasojë, një sasi e madhe nafte është derdhur në det ndërkohë që për fat të keq një pjesëtar i ekuipazhit ka mbetur viktimë.

Ngjarja ndodhi në Ngushticën e Kercit e cila ndan Rusinë nga Krimea, gadishull i aneksuar paligjshmërisht nga Moska në vitin 2014.

Sipas autoriteteve ruse, operacioni i shpëtimit ka përfshirë një anije tërheqëse dhe më shumë se 50 punonjës nga i cili u shpëtuan 13 anëtarë të ekuipazhit të njërës anije dhe përkatësisht 14  persona nga anija tjetër përpara se operacioni të ndërpritej nga moti I keq. Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar krijimin e një grupi pune për të hetuar ngjarjen, i udhëhequr nga Zëvendëskryeministri Vitaly Savelyev dhe autoritetet po hetojnë për neglizhencë kriminale.

Anijet janë relativisht të vogla në transportin e naftës, me një kapacitet rreth 4,300 tonë naftë secila, krahasuar me anijet për transportin e naftës të cilat kanë kapacitet rreth 120,000 tonë naftë.

Ngushtica e Kerçit është një rrugë kyçe për eksportet e grurit rus dhe përdoret gjithashtu për eksportet e naftës bruto, naftës së përdorur dhe gazit natyror të lëngshëm. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!