Ëndrra për repartin e sulmit, Milan tenton goleadorin e njohur

schedule16:34 - 28 Nëntor, 2019

schedule 16:34 - 28 Nëntor, 2019

Vetëm 14 pikë të grumbulluara në 13-të javët e para të Serie A janë shumë pak për një ekip si Milani. Kuqezinjtë po vuajnë dhe reparti më i dobët deri tani është sulmi. Piatek, Suso dhe Leao po hasin vështirësi për të dërguar topin në rrjetë dhe kuqezinjtë janë të detyruar për të ndërhyrë në merkaton e janarit.

Zlatan Ibrahimovic mbetet objektivi kryesor, por jo vetëm. Ideja e fundit sipas calciomercato.com quhet Edinson Cavani. Sulmuesi uruguaian po kalon një moment të keq te PSG. Ardhja e Icardit e ka zhvendosur në stol, teksa kontrata me klubin francez i përfundon në fund të këtij sezoni.

Agjenti i goleadorit latin nuk e përjashtoi disa ditë më parë një rikthim të 32-vjeçarit në Serie A, aty ku është aktivizuar më parë me Palermon dhe Napolin. Drejtuesit e Milanit janë gati të nisin tratativat dhe shpresojnë që t’i dhurojnë trajnerit Pioli sulmuesin e munguar. /abcnews.al

Cavani duke festuar një gol me PSG-në

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!