Një autobus me dy kate u godit në një urë hekurudhore në Glasgow dhe për pasojë disa persona u lënduan.
Dhjetë pasagjerë u plagosën, ndërsa një person ndodhet në gjendje kritike. Pjesa e katit të sipërm të autobusi të First Bus u shkëput ndërsa mjeti ngeci nën urën në Cook Street të shtunën.
“Jemi të vetëdijshëm për disa lëndime, një person që u dërgua në spital me ambulancë. Ne kemi nisur një hetim të menjëhershëm dhe po asistojmë gjithashtu Policinë e Skocisë në hetimet e tyre.” tha një përfaqësues i Policisë.”
Nuk dihet në cilin drejtim po udhëtonte autobusi, por linja 4A lidh Broomhill me Eaglesham. Disa segmente rrugësh janë mbyllur dhe policia po këshillon shoferët të shmangin zonën. / abcnews.al