Një zjarr ka rënë të dielën në një banesë në Sarandë. Ngjarja është regjistruar në rrugën e pestë të qytetit.
Sipas burimeve mësohet se zjarri ka rënë në banesën e familjes Mako, ku banon vetëm nëna e familjes Athina Mako, 88 vjeç. Ajo jeton e vetme pasi fëmijët i ka emigrantë jashtë vendit.
Shkak i zjarrit ishte rezistenca, të cilën ajo e përdorte për t’u ngrohur. Kanë qenë komshijtë ata që panë zjarrin në banesë, ndërsa njoftuan zjarrfikësen.
Njëherësh ndërhynë për të shpëtuar të moshuarën që e dërguan në spital për ta parë mjekët pasi ishte tepër e rënduar mendërisht nga situata e krijuar nga zjarri në shtëpinë e saj./abcnews.al