Një 24-vjeçar ukrainas është arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit policor të koduar “TRANSNACIONAL”.
Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se ky shtetas, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, të arrestuar më herët në kuadër të operacionit “TRANSNACIONAL,” ka trafikuar shtetas nga vende të ndryshme të Europës, kryesisht shtetas nga Ukraina, drejt Shqipërisë.
Trafikimi kryhej me qëllim shfrytëzimin e tyre për punë të kundërligjshme./abcnews.al