“Lahuta dhe çiftelia instrumenta shqiptar, duhet t’ia dëshmojmë botës”, rrëfehet Mark Luli: Rikard Larja ishte njëri i kompletuar

schedule09:58 - 12 Dhjetor, 2024

schedule 09:58 - 12 Dhjetor, 2024

I ftuari i radhës në emisionin “Pas Mesnate”, është kompozitori dhe koleksionisti i instrumentave muzikor, Mark Luli. Ai ka treguar se muzikën e teatrit dhe filmit e ka realizuar me instrumenta popullor. Sakaq, ka theksuar se lahuta dhe çiftelia janë instrumenta shqiptar, të cilat duhet t’ia dëshmojmë botës.

“Lahutën për shembull unë e kam futur me harqe për shembull, fyelli po me harqe.

Modernen e kam përdorur shumë pak. E kam përdorur si shërbet, si bojë, kam luajtur mbi kolorin. Shkruanin dhe se kjo muzikë kujt i ngjan. Duket sikur i kemi harruar. Janë këngët tona, meloditë tona.

Kam punuar mbi 7-8 filma, ne e dimë se kush është elektronika. Folku është folk është diçka e veçantë. Ne kemi ekzistuar këtu. Lahutën sigurisht që na e kanë marrë.

Unë i bie lahutës dhe shumë instrumentave në studion time. Lahuta ka qene objekti që varej më lart në shtëpi, ka qene shumë e shenjtë për malësorët. Aty ku varej lahuta, nuk varesh as ndonjë fotografi. Unë kam rreth 30 kompozime të miat me teatro të ndryshëm”.

Luli ka kujtuar dhe bashkëpunimin në skenë me Rikard Larja, duke e cilësuar si një njëri tepër të kompletuar.

“Kam luajtur një herë me Rikard Larjen. I thash mua mos më jep ndriçim, më lërë në skenë në errësirë. Luajta në lahutë, pastaj luajta dhe në piano.

Njëri i kompletuar, të jepte kulturë dhe dashuri ishte Rikard Larja”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!