Një tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter ka goditur Kosovën, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC) ka njoftuar se tërmeti është regjistruar në orën 01:46 dhe se epiqendra ishte 16 kilometra në jugperëndim të Prizrenit.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet tjera. Aktualisht nuk raportohet për pasoja në njerez apo ndërtesa.