Kanë përfunduar sfidat e mbrëmjës së kësaj të mërkure dhe të fundit të për xhiron e 6-të të fazës ligës së UEFA Champions League.
“Bardhezitë” e Juventus Juventusi u rikthyen te fitorja në Champions, duke mposhtur “gjigantët”e Manchester City me rezultatin e përgjithshëm 2-0 falë golave të Dusan Vlahovic e Ëest McKennie.
Fitore të madhe kanë arritur edhe “Katalanasit” e Barcelona, të cilët mundën me rezultatin 3-2 “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, me Raphinha e Ferran Torres, ky i fundit me një dopietë, që nxorrën “të pavlefshëm” dy golat e “bomberit” afrikan, Serhou Guirassy.
Ndërkaq, në përballje të tjera të mbrëmjes Milan fitoi 2-1 ndaj serbve të Crvena Zvezda, Arsenal triumfoi 3-0 ndaj Monaco, Benfica barazoi 0-0 ndaj Bologna, Feyenoord fitoi 4-2 ndaj Sparta Prague, ndërsa Stuttgart fitoi 5-1 ndaj Young Boys. /i.m /abcnews.al