UEFA dhe Federata Holandeze e Futbollit kanë dërguar mesazhe solidariteti për shqiptarët, të cilët po kalojnë një periudhë shumë të vështirë pas tërmeteve që vazhdojnë të tronditin vendin tonë. FSHF ka publikuar “e-mail”-et që këto organizata kanë dërguar në FSHF.
NJOFTIMI I FSHF – Menjëherë pas ngjarjes së tmerrshme që preku vendin tonë nga një seri tërmetesh të njëpasnjëshme, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka marrë mesazhe, telefonata, dhe telegrame zyrtar nga Presidenti i UEFA-s, z.Aleksander Čeferin, Presidenti i Federatës së Futbollit të Hollandës, z.Michael van Praag dhe shumë personalitete të futbollit evropian dhe botëror.
Në letrën e tij, Presidenti Ceferin shprehet: “I dashur Armand, ju përcjellim ngushëllimet tona të thella për viktimat e tërmetit, zemrat tona janë me familjet e tyre! Sinqerisht, UEFA Aleksander Čeferin President”. /abcnews.al