Pagat, shteti ia kalon privatit/ Malaj: Bonusi i pranverës pas rishikimit të buxhetit

schedule14:00 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 14:00 - 11 Dhjetor, 2024

Rriten pagat në administratën publike dhe ulen në privat. Diferenca mes pagave të shtetit e privatit në rroga është thelluar ndjeshëm gjatë këtij viti pasi një punonjës i administratës paguhet mesatarisht me 27,322 lekë më shumë se një punëtor në privat.

Ministri i Financave Petrit Malaj theksoi se pagat në administrtën publike janë rritur me rreth 15%  më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare ndërsa i bëri apel privatit të ndjekë këtë qasje.

Kreu i financave tha se brenda këtij viti pritet të përcaktohet edhe vlera për bonusin e pensionistëve që do të jepet në pranverë.

Aktualisht administrat tatimore ka nisur  kontrollet ne tterren ne rreth 7 mije biznese që janë përcaktuar me risk përsa i përket  deklarimit real të pagave./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!