E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kryetaren në detyrë të Apelit të GJKKO Saida Dollani. Diplomatja amerikane shprehu mbështetjen për institucionet e drejtësisë ndërsa u shpreh se vendimet e gjyqtarëve janë jetikë për t’i dhënë fund mosndëshkimit.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me kryetaren në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjyqtaren Saida Dollani. Znj. VanHorn ndau mbështetjen e palëkundur për gjyqtaren Dollani dhe kolegët e saj, të cilët shfaqin guxim të pamasë dhe sakrificë personale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Vendimet e tyre janë jetike për t’i dhënë fund kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri. Ambasada e SHBA mbetet e përkushtuar për të mbështetur institucionet e drejtësisë së Shqipërisë në misionin e tyre për të ruajtur drejtësinë dhe integritetin.”, njofton ambasada.
/abcnews.al