Kejvina, pa rolex e makinë/ Sekuestro pasurive të Redian Rrajes, të shoqes, dhe të dashurës

schedule10:27 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 10:27 - 11 Dhjetor, 2024

Konfiskohen pasuri me vlerë rreth 1 milionë euro në Tiranë në pronësi të Redjan Rrajës, bashkëshortes së tij Marsela Çiça dhe Kejvina Kthellës. Bëhet fjalë për pesë njësi, dy automjete dhe një orë Rolex.

Policia e Tiranës njofton se këto pasuri u konfiskuan me qëllim kalimin në favor të shtetit dhe ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Pasuritë e konfiskuara:

1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja
2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja
3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases Marsela Çiça
4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça
5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça
6. Një automjet në pronësi të shtetasit Redjan Rraja
7. Një automjet në pronësi të shtetases Kejvina Kthella
8. Një orë dore (Rolex).

Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin te mbikalimi i Shkozetit, ku mbetën të plagosur ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho alias Pellumb Muharremi i njohur si Rrumi dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!