Operacion antidrogë në Tiranë/ Sekuestrohet rreth 1 kg kokainë, arrestohen dy persona

schedule10:42 - 9 Dhjetor, 2024

schedule 10:42 - 9 Dhjetor, 2024

Në pranga ranë 24-vjeçari Klajdi Serjani dhe Euxhenjo Manushi 20-vjeç. Gjatë arrestimit në afërsi të kthesës së Kamzës, blutë sekuestruan dhe lëndën narkotike me një vlerë në treg prej 270 mijë eurosh.

Burime për ABC News sqaruan se prej të paktën 6 muajsh, Serjani dhe Manushi ishin në përgjim nga policia dhe janë ndjekur deri në dokumentimin e përfshirjes së tyre në këtë aktivitet kriminal. Ata dyshohet se prej një kohe të gjatë funskiononin si shpërndarës dhe furnizues të drograve të forta kryesisht në zonën e ish-Parkut, por edhe në lagje të tjera të Tiranës.

Klajdi Serjani është nipi i Pajtim Serjanit, një nga miqtë më të ngushtë të Emiljano Shullazit. Ndërkohë qe baza e tyre ishte pikërisht në zonën e ish-Parkut, e njohur si e kontrolluar nga Emiljano Shullazi dhe grupi i tij. Gjithashtu Pajtim Serjani është një person i njohur për drejtësinë, i dënuar më herët për gjobëvënie. Ky i fundit madje i ka shpëtuar një atentati në 2015.

Operacioni policor u kodua me emrin “Fam Fanz” për shkak të mbishkrimeve të njëjta mbi pakon me drogë. Nipi i Pajtim Serjanit reklamonte jetën e tij të luksit në rrjetet sociale duke treguar automjete të shtrenjta, tufa euroshsi dhe jetën e natës në vende luksi.

Përveç pakos me kokainë, u sekuestrua një shumë parash dhe celularët e dy të arrestuarve të cilët do të zbërthehen për të parë dhe identifikuar edhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë aktivitet kriminal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!