I vetëdijshëm për mundësitë që ofron Shqipëria për emigrantët shqiptarë që duan të investojnë në atdhe, kryeministri Edi Rama ua përsëriti sërish ftesën gjatë podcastit “Flasim”, ku nxori në pah edhe përfitimet që do të kenë.
“Unë e them, por nuk ma beson njeri sepse thonë që ky bën propagandë. Është një fazë e Shqipërisë që kush ka pak guxim të investojë kursimet e emigracionit bën “Bingo” këtu. Nuk diskutohet, jo vetëm në Tiranë, por kudo. Për shembull të gjithë ata që kam dërguar në Berat lënë mendjen, kështu që kudo Shqipëria ka mundësi për të bërë biznes me investime jo të mëdha. Këto bizneset e turizmit, një agroturizëm e bën njeriu, por edhe pa kantina bëhet“, tha ai.
Edhe pse të rinjtë largohen nga Shqipëria për një të ardhme më të mirë, Rama thotë se jo gjithmonë arrijnë në rezultat pozitiv,
“Nuk e dinë, duan ta provojnë , siç e provuan prindërit e tyre dhe gjëja që i ngatërron është se pyesin, sa është rroga? Kaq edhe nuk i bëjnë llogarit se sa mbetet nga rroga…me 1500 Euro duhet të ndash shtëpinë ndryshe nuk e merr dot”./abcnews.al