Tirana do të ketë një deputet më shumë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke çuar numrin e mandateve në 37, nga 36 që ishin në 2021. Ky mandat do ti hiqet Korcës e cila nga 11 tashme do të prodhojë 10 deputetë.
Kjo rishpërndarje sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve është bërë për shkak të rritjes së numrit të popullsisë në kryeqytet.
Nëse do ti referohemi zgjedhjeve të shkuara parlamentare, Partia Socialiste ishte shumë pranë mandatit të 19, pasi arriti të siguronte 226.842 vota në Tiranë, ose thënë ndryshe 48.7 % të votave të vlefshme të qarkut, kundrejt 182.335 votave të Partisë Demokratike, statistika këto që i mundësojnë një deputet më shumë në parlamentaret e 2025, tashmë që qarku do të ketë 37 mandate.
Ndërsa në Korcë, socialistët fituan me rreth 10 mijë vota më shumë se demokratët, duke marrë 6 mandate deputetesh.
Ndërkohë, Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve, la të pandryshuara qarqet e tjera, të cilat do të kenë të njëjtin numër mandatesh.
Ndarja e mandateve:
Qarku Berat – 7 mandate
Qarku Dibër – 5 mandate
Qarku Durrës – 14 mandate
Qarku Elbasan – 14 mandate
Qarku Fier – 16 mandate
Qarku Gjirokastër – 4 mandate
Qarku Korçë – 10 mandate, një ulje numri
Qarku Kukës – 3 mandate
Qarku Lezhë – 7 mandate
Qarku Shkodër – 11 mandate
Qarku Tiranë – 37 mandate, 1 më tepër
Qarku Vlorë – 12 mandate
/abcnews.al