Një aksident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së së shtunës në Byppass- in e Fierit, në vendin e njohur si kryeqëzimi i Pojanit.
Aujtomjeti tip “ BMV” që drejtohej nga Genti Çela, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, ndërsa drejtuesi ka mbetur i plagosur. Ky i fundit u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në kryeqytet, ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë.
Sakaq, ende nuk është identifikuar viktima. Trupi i tij u gjet disa metra larg vendit të aksidentit.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara e automjetit e automjetit tip BMW, çka ka bërë që drejtuesi të humbë kontrollin./abcnews.al

