Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Forcat qeveritare siriane tërhiqen nga Deir Ezzor

schedule14:19 - 6 Dhjetor, 2024

schedule 14:19 - 6 Dhjetor, 2024

Forcat siriane dhe aleatët e tyre të mbështetur nga Irani janë larguarnga qyteti lindor i Deir Ezzorit dhe rrethinat e tij, tha një organizatë joqeveritare, mes një ofensive rebele në vend.

“Forcat e regjimit sirian dhe komandantët e organizatave aleate të mbështetura nga Irani u tërhoqën papritur nga qyteti i Deir Ezzorit dhe fshatrat përreth tij me ushtarët që po shkonin drejt qendrës së Sirisë”, tha drejtori Rami Abdel Rahman.

Përveç kësaj, kreu i forcave kurde siriane të mbështetura nga SHBA tha se grupi i Shtetit Islamik ka marrë kontrollin e disa zonave në Sirinë lindore.

“Për shkak të zhvillimeve të fundit, ka rritje të lëvizshmërisë së mercenarëve të Shtetit Islamik në shkretëtirën siriane, në jug dhe perëndim të Deir Ezzorit dhe fshatit Raqqa,” tha Mazyoum Abdi në një konferencë shtypi, duke iu referuar zonave në pjesën lindore të vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!