Heroi i heshtur i Thumanës, Astrit Vlashi rrëfen për ABC News si nxori 8 persona nga rrënojat

schedule20:55 - 27 Nëntor, 2019

schedule 20:55 - 27 Nëntor, 2019

Astrit Vlashi është ndër heronjtë e heshtur të Thumanës, i cili ka shpëtuar të paktën 4 persona, nga 8 që ka nxjerrë nga rrënojat e tërmetit.

Për mikrofonin e ABC News, në një intervistë të realizuar nga gazetari Andi Qosja, dhe operatori Ndriçim Maku, ai tregon momentet e operacionit, dhe si arriti të komunikonte me personat e bllokuar për orë të tëra nën rrënoja.

“Sapo erdha në Thumanë, menjëherë pas tërmetit, kur kam mbërritur këtu gjeta një fëmijë duke bërtitur, nuk e shihja, vetëm i dëgjoja zërin. “O xhaxhi… xhaxhi…”, e pastrova me dorë, dhe i hapa sytë. U bëmë 3-4 vetë me lopata, me kazma, me leva, me duar, e nxorrëm fëmijën të parin. Më pas dëgjova të bërtiturat edhe të një vajze, i thashë që mos u mërzit se erdha. Nxorrëm edhe vajzën, por di që ka këputur një gisht. Kam nxjerrë të gjallë nga rrënojat 4 vetë dhe të vdekur 4 të tjerë….”, tha Astriti./abcnews.al