Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Fier.
Ky shtetas u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Streets”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolli fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin e tij, i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza.
Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al

