Presidenti Ilir Meta dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi ishin në lagjen 18 në Durrës aty ku vijojnë kërkimet nën rrënojas.
Gjatë fjaës së tij, Thaçi u shpreh se shqiptarët e Kosovës i janë mirënjohës Shqipërisë e cila hapi për ta dyert 20 vite më parë.
“Për ata që janë nënë rrënoja do të bëjmë të gjitha përpjekjet e përbashkëta që të kryejnë atë obligim që kemi me pasoja sa më të vogla. Kosova i është mirënjohës Shqipërisë për vitet 98-99 që çdo derë ishte e hapur, edhe sot qytetarët e Kosovës i kanë dyert e hapura për shqiptarët e Shqipërisë. Kur Shqipëria është në zi dhe Kosova është në zi”, u shpreh Thaçi./abcnews.al