Fitorja ishte e pritshme, ama një rezultat i tillë ishte spektakolar.
“Emiljanët” e Bologna kanë arritur të shënojnë plot 4 herë në portën e Monza, pasditen e kësaj të marte, në arenën e “Renato Dall’Ara” duke arritur kështu fazën çerekfinale, të këtij edicioni, të Coppa Italia.
Protagonisti absolut ishte padyshimi “ylli” argjentinas Santiago Castro, i cili asistoi tre golat e parë për Tomasso Pobega, Riccardo Orsolini e Dominguez, në miuntat 22’, 39’ e 63’, si dhe dërgoi vetëm topin në rrjetë në minutën e 76’-të.
Siç theksuam edhe më sipër, falë këtij rezultati Bologna siguron çerekfinalet e Coppa Italia, teksa është në pritje të sfidës Atalanta-Cesena, për të mësuar kundërshtarin e radhës. /i.m /abcnews.al