Një grup shkencëtarësh kanë konfirmuar se planeti Venus nuk ka pasur kurrë ujë. Planeti Venus është i dyti në rradhën e planeteve në sistemin diellor i cili shpesh herë është etiketuar si I ngjashëm me Tokën.
Sipas këtij studimi nga Universiteti i Kembrixhit, në vend që të kondensohej në sipërfaqen e planetit, uji në atmosferën e Venusit ka gjasë të ketë mbetur si avull.
Venusi mund të mos ketë pasur kurrë oqeane në sipërfaqen e tij, sipas një kërkimi të ri. Pavarësisht një debati shkencor që ka zgjatur për vite me radhë mbi historinë e Venusit dhe nëse ai ka pasur ndonjëherë oqeane, një studim i astro-kimikëve nga Universiteti i Kembrixhit sugjeron se ai ka qenë gjithmonë i thatë.
“Dy histori shumë të ndryshme mbi ujin në Venus janë propozuar: njëra ku Venusi ka pasur një klimë të butë për miliarda vjet me ujë të lëngshëm në sipërfaqe dhe tjetra ku një Venusi i nxehtë në fillim nuk ka mundur kurrë të kondensonte ujë të lëngshëm në sipërfaqe,” thanë autorët e raportit Tereza Constantinou, Oliver Shorttle dhe Paul B. Rimmer.
“Venusi sot është një botë infernale,” sugjeron NASA. Ai ka një temperaturë mesatare sipërfaqësore rreth 465°C dhe një presion 90 herë më të madh se ai i Tokës në nivelin e detit, përveç që është i mbuluar përherë me re të trasha dhe toksike të acidit sulfurik.
Në studimin e tyre, shkencëtarët gjetën se brendësia e planetit i mungon hidrogjeni, gjë që sugjeron se ai është shumë më i thatë se brendësia e Tokës. / abcnews.al