Për shumë dekada drejtoi sportin e automobilizmit, përpara se të themelonte dhe regjistronte Formula 1 në vitin 1987.
Bernie Ecclestone edhe tani vazhdon të konsiderohet si “kumbari” i saj, pavarësisht se është larguar zyrtarisht pasi shiti të gjitha aksionet e tij.
Por influenca e madhe dhe paratë e shumta i dhanë akses edhe për të krijuar koleksionin më të madh të makinave që kanë bërë historinë e Formula 1.
Pikërisht, këtë thesar të vërtetë, tani në moshën 94 vjeçare, Ecclestone ka vendosur ta nxjerrë në ankand.
Koleksioni përfshin 69 makina, me të cilat kanë garuar legjendat e mëdha të automobilizmit, nga Niki Lauda, te Nelson Piquet, Ayrton Sena dhe Michael Schumacher.
Një prej njëvendësheve më të famshme, pjesë e këtij koleksioni është ajo Brabham-Alfa Romeo, me të cilën Lauda fitoi Çmimin e Madh të Suedisë në vitin 1978 dhe që më pas u nxorr nga garat nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit.
Ankandi për këtë koleksion të radhë do të nisë nga 600 milion euro, ndrësa shitja do të jetë një e vetme.
Sipas mediave ndërkombëtare, cilido që do ta blejë, do të ketë në dorë të gjithë historinë e Formula 1. /abcnews.al