Deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj thotë se amendamentet e Partisë Demokratike, janë populiste dhe arsyetimi i mazhorancës për rrëzimin e tyre në Kuvend, është i logjikshëm.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Resulaj u shpreh se mazhoranca do t’u ofrojë shqiptarëve një buxhet që garanton stabilitet ekonomik.
“Amendamentet janë në thelb të çdo pune të deputetit, çështja është që një numër kaq i madh amendamtansh, nuk mundemi të bëjmë një zbukurim sot dhe të hapim disa gropa të mëdha të buxhetit. Jemi duke zhvilluar në mënyrë të logjikshme.
Amendamenet janë populiste, të nisura jo vetëm nga numri, por edhe se si janë prezantuar. Nuk ka një arsyetim. Ne kemi detyrimin t’u ofrojmë shqiptarëve një buxhet që garanton stabilitetin ekonomik. Ka një amendament i cili përfshirjen e çështjeve e shpenzimeve per grate që vuajnë nga tumoret, sikurse e shpjegoi edhe ministrja e Shëndetësisë, është e përfshirë në buxhet. Ne nuk i referohemi vetëm buxhetit 2025, por afatmesëm. Pse këto amandamente janë populiste? Janë 151.5 miliardë lekë dhe nuk shpjegohen nga do dalin këto lekë”, theksoi ajo./abcnews.al