Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mbi 50 mijë pensionistë kanë tërhequr bonusin e fundvitit”, Rama jep lajmin e mirë: Ja çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm

schedule12:11 - 3 Dhjetor, 2024

schedule 12:11 - 3 Dhjetor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se mbi 50 mijë pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka theksuar në ditët në vijim i gjithë fondi prej 100 milionë Eurosh do t’u shpërndahet pensionistëve.

Sakaq, Rama ka dhënë lajmin e mirë, duke thënë se si asnjë vit më parë, pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër.



“51,357 pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit.

Në ditët në vijim i gjithë fondi prej 100 milionë Eurosh do t’u shpërndahet 724,933 pensionistëve, ku falë rritjes ekonomike 511,173 pensionistë do të marrin trefishin e një viti më parë dhe 213,760 pensionistë do të marrin dyfishin e një viti më parë

Dhe si në asnjë vit më parë, pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër”, ka shkruar ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!