“Sali Berisha e kishte gjithë mundësinë që pas disfatës lapidar të 2013 të tërhiqej nga jeta politike dhe t’i hapte udhën dikujt nga ju që në fakt e bëri me Lulin, por siç e bëri ashtu dhe e zhbëri.
Unë e di se ç’mendon për Sali Berishën pjesa më e madhe prej jush, shikoni historikun politik të tij dhe do kuptoni se nuk jeni gjë tjetër vetëm se ‘dejavu’ të historive të kaluara të tij politike. Sali Berisha mbetet një rudiment politik, ndaj ky I ashtuquajtur rikthim në fakt, nuk është gjë tjetër vetëm një rikonfirmim i dështimit të tij politik. E humbe shansin Sali! E kuptoj dhe marazin edhe pikëllimin ta kuptoj edhe sikletin e madh në moshën tënde të ballafaqohesh me të vërteta që as nuk i mendoje.
Jeni mjaftueshmërisht të zgjuar për ta kuptuar që koha e Saliut ka perënduar njëherë e mirë. I kishte Saliu në dorë dhe minimumin jetik, kishte në dorë dhe të përndjekurit dhe pronarët.
Vazhdon mban peng një grup parlamentar dhe një popull opozitar që ka një nevojë ulëritëse për t’u përfaqësuar” u shpreh Shalsi.