Për fat të keq ende nuk është në ekipin e parë.
Armando Broja duhet të presë për të luajtur për Evertonin, edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 muaj që nga transferimi I tij në “Gudison Park”.
Gjithsesi, kjo javë pati një lajm të madh, atë që sulmuesi I kombëtares shqiptare përfundoi periudhën e riaftësimit dhe nisi të aktivizohej tek skuadra e dytë.
Fillimisht, ai ishte titullar në ndeshjen që Evertoni U21 luajti në fushën e Uatfordit duke e humbur 0-1.
Në fushë qendroi 45 minuta, aq sa ishte parashikuar, ndonëse vetë sulmuesi deklaroi më pas se u ndje shumë mirë dhe se mund të luante më shumë.
Sinkron Broja
Tashmë, shpresa e tij është të luajë për ekipin e parë të trajnerit Shon Dajsh, ndërsa thekson se përshtatja ka qenë shumë e lehtë.
Sinkron Broja
Tekniku Dajsh e ndoqi personalisht yllin kuqezi në aktivizimin e tij të dytë për Evertonin U21 në 29 nëntor.
Edhe pse ndeshja në shtëpi ndaj Notingem Forestit u humb 2-4, sërish futbollisti shqiptar bëri një paraqitje të mirë dhe krijoi golin e dytë për ekipin Shpresa.
Ai u mbajt në fushë më shumë këtë herë, plot 72 minuta.
Dajsh mbeti I kënaqur dhe deklaroi përpara sfidës së kësaj të diele në Premier Ligë ndaj Mançester Junajtidit se kishte folur me Brojën, dhe se ekzistonte mundësia që ai të përfshihej në ekip.
Kjo nuk ndodhi dhe besohet se trajneri evertonas e mori vendimin përfundimtar pasi u këshillua me mjekët, sepse vetë Armando besohet se ka këmbëngulur për të qenë në skuadër.
Sipas analistëve, sulmuesi u duk paksa I rënduar dhe I ngrirë kur doli nga fusha, ndaj edhe Dajsh e ka ruajtur nga ndonjë problem fizik.
Sidoqoftë, kjo javë do të mbetet e shënuar.
Broja besohet se do të jetë pjesë e Evertonit për duelin e radhës, atë në shtëpi ndaj Uolvesit, që luhet të mërkurën e 4 dhjetorit në orën 20:30, e ndoshta do të ketë kënaqësinë të shkelë barin e fushës në 7 dhjetor kur është në program derbi me Liverpulin gjithnjë në stadiumin “Gudison Park”.
Nuk ka dyshim se trajneri Dajsh do të ketë nevojë për çdo futbollist, pra edhe për 23-vjeçarin tani që afrohet periudha e festave, që në Angli shoqërohet me program tepër të ngjeshur ndeshjesh të Premier Ligës apo të Kupës.
Nuk duhet harruar se ylli I kombëtares shqiptare e ka harruar çdo të thotë futboll zyrtar profesionist.
Ai luajti për herë të fundit në 19 maj të këtij viti, pra gati 7 muaj më parë, kur ishte ende në huazim tek Fulham.
Më pas, vetëm u stërvit, e madje për shkak të dëmtimit të ri, në tendinin e Akilit, u riaftësua në palestër dhe me ushtrime individuale, derisa u kthye në stërvitje me skuadrën tek Evertoni.
Nuk dihet sesa kohë do të duhet që të rikthehet sidomos besimi në vetvete, por edhe forma e duhur për ritmin e lojës tek një sulmues I cili asistin e fundit e ka dhënë 8 muaj më parë, në një Uolves-Fulham.
Golin e fundit në Premier Ligë e ka shënuar në 2 tetor të vitit të kaluar pikërisht ndaj Fulhamit kur realizoi në fitoren 2-0 të Çelsit jashtë fushe, dhe rrjetën e fundit që mban mend e ka në 6 janar të këtij viti në Kupën e Anglisë ndaj Preston North Endit në “Stemford Brixh” po për Çelsin.
Pa e tepruar mund të thuhet se Broja e ka harruar shijen e golit. /abcnews.al